Modelja më e paguar është akoma ajo, Gisele Bundchen. Pavarësisht se është tërhequr nga pasarelat modelja e njohur vazhdon të mbetet një ndër modelet më të paguara në botë sipas erevistën prestigjioze Forbes.
Sipas klasifikimit ajo përfitoi në vitin e fundit rreth 44 milion dollarë. Pas saj me 37 milion dollarë vjen Cara Delevigne dhe Adriana Lima.
Top modelja braziliane disa muaj më parë i kishte dhënë lamtumirën pasarelave, por kjo mesa duket se ka penguar të fitojë sërish shumë.
Bashkëshortja e Tom Brady, edhe pse nuk sfilon më, vazhdon të ketë kontrata milionere me firmat më të njohura si Chanel dhe Carolina Herrera, por edhe në linjën e saj të sandaleve dhe të të brendshmeve.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: