Gjatë mëngjesit të sotëm forca të shumta të policisë kanë mbërrituar në Teatrin Kombëtar duke nxjerrë të gjithë artistët që ishin në mbrojtje të tij.

Situata nuk ka qenë aspak e këndshme pasi policia ka ushtruar dhunë ndaj personave që ishin në mbrojtje të Teatrit si dhe ka arrestuar disa prej tyre.

Policia rrethoi të gjithë perimetrin e Teatrit duke u dhënë mundësinë fadromave të nisin punën për shembjen e ndërtesës.

Gjithashtu të shoqëruar janë aktori Neritan Licaj, Astrit Qeranaj, Juli Emiri, Artan Manushaqe dhe Monika Kryemadhi.

Ndërkohë fadromat kanë prishur edhe pjesën ballore të Teatrit Eksperimental.

Po ashtu është bllokuar edhe qarkullimi përreth perimetrit të Teatrit Kombëtar.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb