Forcat izraelite arrestuan 25 palestinezë gjatë bastisjeve në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor nën okupim.

Sipas një deklarate nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë, ushtarët izraelitë kryen bastisje në orët e natës në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor.

Në bastisjet në fjalë u arrestuan me pretendime të ndryshme 25 palestinezë, përfshirë edhe fëmijë.

Forcat izraelite shpeshherë kryejnë arrestime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Pas arrestimeve të cilat në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor janë bërë të zakonshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen me ditë të tëra nëpër qendra burgimi.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb