VLORË

Forcat RENEA kanë nisur një operacion në qytetin e Vlorës, më konkretisht, në zonën e “Lungomares”.

“BallkanWeb” mëson se operacioni, po zhvillohet për të gjetur dhe arrestuar personat e shpallur në kërkim. Në pranga është vendosur Edison Begaj dhe një tjetër shtetas, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Policia deri më tani nuk ka dhënë deklaratë zyrtare për arrestimin e Begajt dhe të personit tjetër, ndërsa pritet që detaje të reja të mësohen në vazhdim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: