Forcat turke të sigurisë kanë sekuestruar armë dhe municione që u përkisnin terroristëve të PKK-së në provincën lindore Siirt, bëri të ditur sot administrata lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, prefekti i Siirtit tha se forcat e sigurimit sekuestruan armë, municione, dokumente organizative dhe materiale në Rajoni Tandir në rrethin Baykan.

Të mërkurën, 5 terroristë të PKK-së u gjetën të vdekur në rajon si pjesë e operacionit anti-terrorist Yildirim-11 Herekol.

Veçmas, forcat e xhandarmërisë në provincën lindore Mus sekuestruan materiale dhe ushqime të PKK-së të groposura në rrethin Haskoy, tha prefekti i Musit në një deklaratë.

Këtë verë, Turqia ka nisur një seri operacionesh të sigurisë për të neutralizuar terroristët që besohet të jenë fshehur në lindjen dhe juglindjen e vendit.

Në fushatën e saj mbi 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE ka qenë përgjegjëse për vdekjen e pothuajse 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb