Komanda e Rojës Bregdetare Turke shpëtoi 38 migrantë të parregullt në brigjet e provincës Muğla në Egje .

Rojet bregdetare në një deklaratë thanë se një grup migrantësh të parregullt pranë rrethit Datca u raportua se ishin në një varkë gome dhe kishin kërkuar ndihmë. Një anije e vogël u dërgua më pas në zonë.

Me të mbërritur në vendngjarje, ekipet shpëtuan 28 migrantë dhe ndaluan dy të dyshuar si trafikantë të qenieve njerëzore.

Ndërkohë, pas konstatimit se 14 persona të tjerë kishin rënë në det, në zonë janë nisur një helikopter, një anije dhe katër anije kërkim-shpëtimi .

Ekipet shpëtuan 10 migrantë të parregullt të dalluar në sipërfaqe, ndërsa trupat e katër migrantëve të parregullt u gjetën gjithashtu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb