Pamjet që shihni tregojnë momentin e aksidentit të trefishtë në brendësi të tunelit të Kalimashit, mbrëmjen e së mërkurës ku mbetën të vdekur dy shtetasve nga Kosova, Sadik e Nesret Osmani, përkatësisht 58 dhe 45. Ndërkohë, nga aksidenti u plagosën 3 persona të tjerë.

Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë brenda tunelit, ku shihet automjeti tip “Ford”, në të cilin udhëtonin viktimat ka qenë duke lëvizur në korsinë e shpejtësisë kur është goditur nga pas nga makina tip Mercedes Benz.

Shpejtësia e lartë e lëvizjes së “Benzit” dhe goditja e fortë i shkaktoi vdekjen e menjëhershme dy shtetasve nga Kosova.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: