Gjermania ka marrë një fitore në frymën e fundit por shumë të rëndësishme kundër Suedisë në takimin e dytë të grupit. Skuadra e drejtuar nga Low falë ka siguruar 3 pikët falë përmbysjes me rezultatin 2-1.
Kampionët e botës në fuqi u ndëshkuan në minutën e 32-t nga Toivonen, para se Reus të barazonte rezultatin në fillimin e pjesës së dytë.
Më tej kampionët e botës tentuan në të gjithë mënyrat, por herë për meritë të portierit kundërshtar e herë për mungesë të finalizimit e patën të vështirë të shënonin.
Në minutën e 82-t gjërat do përkeqësoheshin akoma dhe më shumë pasi Boateng la ekipin me 10 lojtarë. Por atëherë kur nuk pritej, Toni Kroos, ekzaktësisht në minutën e 5 shtesë shënoi golin e fitores.
[team_standings 796699]
Gjermani 2-1 Suedi
Komenti i ndeshjes
90+6′ Përfundon takimi
90+5′ Gol Toni Kroos
82′ Boateng del me të kuqe. Arbitri i jep të dytin e verdhë pasi konsultohet me “VAR”
48′ Reus barazon rezultatin. Nuk fal nga fare pranë
46′ Nis pjesa e dytë. Zëvendësim te Gjermania, në lojë Gomez jashtë Draxler
45+2′ Mbyllet pjesa e parë
32′ Toivonen kalon në avantazh Suedinë
12′ Suedia i afrohet shumë golit, Berg nuk shënon përballë Neuer
9′ Aksion i rrezikshëm i Gjermanisë. Reus fut një top në zonë, por Werner nuk e shtyn dot
3′ Gjermania e nis vrullshëm. 3 tentativa të njëpasnjëshme brenda zonës, me fat Suedia
1′ Ka nisur takimi
Do të luhet në orën 20:00 ndeshja mes Gjermanisë dhe Suedisë, e vlefshme për Grupin F të Botërorit.
Kampionët në fuqi të botës vijnë pas një humbje 0-1 ndaj Meksikës ndaj sot do të kërkojnë me patjetër fitoren për të patur në dorën e tyre mundësinë e kualifikimit.
Nga ana tjetër ekipi suedez do të ishte i kënaqur edhe me një barazim, duke parë që ndeshjen e parë fituan përballë Koresë së Jugut.
Formacionet titullare
(e.k/BalkanWeb)