Roma do përballet me Bodo/Glimt pas pak minutash në kuadër të Conference League. Takim i parë ka përfunduar 2-1 në favor të norvegjezëve, ndërsa sonte do vuloset fati i kualifikimit në gjysmëfinale.

Pak më parë janë publikuar edhe formacionet. Nga minuta e parë nuk e nis Marash Kumbulla, teksa mbrojtësi shqiptar është preferuar nga Mourinho që të qëndrojë në stol.

Roma (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Pellegrini, Zalewski; Zaniolo, Mkhitaryan; Abraham.

Bodo Glimt (4-3-3): Haikin; Sampsted, Moe, Hoibraten, Wembangomo; Vetlesen, Hagen, Saltnes; Koomson, Espejord, Solbakken.

 

Në Europa Ligë, për çerekfinale, luhet Barcelona-Frankfurt. Takimi i parë është mbyllur 1-1.Katalanasit e fillojnë me më të mirët në sulm. Ofensiva udhëhiqet nga Aubameyang, i cili do ketë edhe mbështetjen e Dembele dhe Torres.

33e

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb