Në ditën e tretë të Kampionatit Botëror, “Rusi 2018”, janë zhvilluar katër ndeshje, dy në Grupin C dhe dy të tjera në Grupin D. Në Grupin C, Franca fitoi me rezultat 2-1 kundër Australisë, ndërsa Danimarka mposhti Perunë me rezultat 1-0. Në Grupin D, Argjentina dhe Islanda u ndanë në barazim 1-1 kurse, Kroacia mposhti Nigerinë me rezultatin 2-0.
Njëmbëdhjetë më të mirët e ditës së tretë të Kampionatit Botëror janë përzgjedhur:
Portier: Hannes Halldorsson (Islandë).
Mbrojtës: Luis Advincula (Peru), Trent Sainsbury (Australi), Simon Kjaer (Danimarkë), Aziz Behich (Australi).
Mesfushorë: Aron Gunnarsson (Islandë), Luka Modric (Kroaci), Aaron Mooy (Australi).
Sulmues: Andre Carrillo (Peru), Yussuf Poulsen (Danimarkë), Alfred Finnbogason (Islandë). (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb