Asnjë rast pozitiv ndaj Covid-19 në padokun e Spilbergut, ku këtë fundjavë do të nisë sezoni i Formula 1. Ka qenë vetë Formula 1 dhe FIA që e kanë komunikuar lajmin ku mes 26 qershorit dhe 2 korrikut ishin testuar mbi 4 mijë persona përfshirë pilotët, skuadrat dhe personelin. Rezultatet ishin të gjitha negative.

Kështu merr frymmë lirisht F1, ku entuziasmi për rikthimin në pistë është shumë i lartë. Pas ditës së parë të provave të lira, që u dominuan nga Mercedesi dhe Hamilton, erdhi lajmi tjetër u mirë.

“FIA dhe Formula 1 mund t’ju konfirmonë se 4032 persona, pilotë, skuadra dhe personel, janë testuar për Covid-19, prej të cilëve zero persona kanë rezultuar pozitivë”, lexohet në komunikatë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb