Pas përplasjeve në sezonin e kaluar duket se mes Sebastian Vettel dhe Lewis Hamilton ka paqe.

Në garën e fundit, në Çmimin e Madh të Bahreinit, piloti i Mercedez, britaniku Hamilton, pasti një përplasje me Maz Verstappen, që i solli pasoja në makinën e tij. Ai preku gomën e Hamilton dhe e çau. Dëmi i bërë në makinën e Verstappen ishte aq i rëndë sa që ai duhet të tërhiqej nga gara.

Duke e parë edhe njëherë pamjet, Hamilton është dëgjuar ta quante “kokëk**” për manovrën e dështuar.

Gjithsesi, Vettel, i cili fitoi garën e së dielës, tha se ishte një reagim normal i Hamilton.

“Kur je në një duel me dikë, je në pozicion lufte dhe adrenalina në atë moment të shpërthen. Mendoni se po t’i vendosni një mikrofon një futbollisti do të dëgjoni vetëm fjalë të mira?

Nuk mendoj se është e drejtë të kritikohesh për aq gjë. Mendoj se gazetat janë pas lajmit të ditës por nuk është diçka e mirë. Boll me kaq.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb