Max Versttapen fiton Çmimin e Madh të Formula 1, në Kanada. Versttapen dhe Red Bull i tij morën triumfin e gjashtë sezonal, në një garë tejet emocionuese.

Sainz u përpoq por nuk ia doli dot. Ai u kënaq me vendin e dytë, me gjërat që mund të shkonin shumë më mirë për të. Në pozicionin e 3-të gjendet Hamilton. Hamilton u shpreh pas garës: “Është shumë dërrmuese për të marrë këtë vend të tretë, ka qenë një betejë e tillë këtë vit, por ne vazhdojmë të qëndrojmë kaq vigjilentë dhe të përqendruar…Ata janë paksa shumë të shpejtë për ne për momentin, por ne po afrohemi, kështu që duhet të vazhdojmë të shtyjmë!”.

 

I katërti është Rusell, sakaq i pesti qëndron Leclerc. Shumë larg pritshmërive Vettel, që e sheh veten i 12-ti. Formula 1 sa vjen e bëhet më interesante.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: