TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të riverifikojë në mbledhjen e së enjtes formularët e vetëdeklarimit të disa deputetëve dhe kryetarëve të bashkive, në kuadër të zbatimit të ligjit të Dekriminalizimit.
Mes emrave të deputetëve që do të verifikohen, është edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ndërkaq, verifikime do të bëhen për deputetët Spartak Braho, Vangjel Dule, Vladimir Kosta, Arben Ristani, Artan Gaci, Asllan Dogjani, Florion Mima, Xhemal Qefalia, Ylli Shehu, Gjovalin Bzheta, Myqerem Tafaj, Eduard Halimi.
Ndërkaq, kryebashkiakët të cilëve do t’u verifikohen formularët e vetëdeklarimti janë: Adriatik Zotkaj, Tërmet Peçi, Artur Bardhi, dhe Ndrec Dedaj.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e enjte, më datë 23.03.2017, ora 14:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
Shqyrtimi i projekt vendimeve, (sipas lidhjes, nr.1 bashkëlidhur, “Riverifikimi nga KQZ i formularëve të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, për disa funksionarë publikë që nuk kanë deklaruar të dhëna në një nga rubrikat e formularit të vetëdeklarimit””, thuhet në njoftimin e KQZ.
Aktualisht, Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar heqjen e mandatit për dy kryebashkiakët, përkatësisht Tërmet Peçi dhe Adriatik Zotkaj.
(el.sp/BalkanWeb)
