Rreziku që u kanoset njerzëve publike ose siç quhen ndryshe VIP-at, siç janë politikanët, pjesëtarët e familjeve mbretërore, sportistët, apo dhe yjet e show-biz, ka ndikuar që ata gjithnjë të jenë të shoqëruar nga truprojat. Megjithatë, krahas armëve moderne dhe taktikave mbrojtëse që zotërojnë truprojat e tyre, mbrojtja e VIP-ave nënkupton se ata duhet të udhëtojnë me makina të sigurta respektivisht, makina të blinduara. Por, cilat janë ato makina që preferohen nga personat e famshëm? Sa kushtojnë, dhe kush i prodhon ato? Kemi zgjedhur shtatë makinat më të famshme të blinduara që preferohen nga VIP-at.

1. Cadillac Escalade ESV

makina blind 0001

Interieri i makinës Cadillac Escalade ESV është jashtëzakonisht luksoz. Kjo makinë kushton 300,000 dollarë ndërsa është në gjendje të ndalë çdo lloj të sulmit me armë zjarri.

2. Lexus LS 460 L

makina blind 0002

INKAS ka krijuar një makinë të lehtë, që do të thotë dhe më të shpejtë se simotrat e saj të blinduara. Ajo kushton 300,000 dollarë, ndërsa ofron mbrojtje nga sulmet me armë të vogla.

3. BMW 750Li Sedan

makina blind 0003

Kjo makinë kushton rreth 350,000 dollarë, ndërsa është në gjendje të ofrojë mbrojtje si pasagjerët ashtu dhe për shoferin. BMW 750Li Sedan është i përshtatshëm për çdo lloj terreni.

4. Audi A8 Security

makina blind 0004

Audi A8 Security kushton 700,000 dollarë, dhe përkundër faktit se nuk jep përshtypjen e një makine të blinduar, ajo konsiderohet si një prej makinave më të mira të këtij lloji.

5. Mercedes Benz S-Guard 600

makina blind 0005

Mercedes Benz ka krijuar një makinë super të blinduar, por dhe super të kërkuar, S-Guard 600. Për t’u bërë pronar i kësaj makine që ofron mbrotje madje dhe nga granatat duhet të paguani plot 1 milion dollarë.

6. Dartz Kombat T98

makina blind 0006

Dartz Kombat T98 është makinë e prodhuar në Rusi, e cila ofron mbrojtje nga të gjitha llojet e sulmit me armë zjarri. Edhe pse e blinduar, kjo makinë mund të arrijë shpejtësinë prej 180 km/h.

7. Conquest Knight XV

makina blind 0007

Kjo super makinë e blinduar e llojit SUV ofron siguri në të gjitha terrenet, ndërsa është parë prodhimi i vetëm 100 makinave të tilla në botë. Çmimi i Conquest Knight XV fillon prej 625,000 dollarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb