Aksident në autostradën Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Malas në Mallakastër, ndërsa raportohet për 8 të plagosur. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, një Mercedes Benz me targa AA 566CR dhe një Reno Clio me targa italiane GC131XP. Personat e plagosur janë dërguar në spitalin e Fierit.

Burime pranë këtij spitali pohojnë për gazetarin Ervis Kuçi se po monitorohet gjendja e të lënduarve të cilët ndodheshin në të dy automjetet. Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur efektivë të repartit zjarrfikës Mallakastër të cilët kanë ndihmuar të lënduarit të dalin nga automjetet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë mbërritur pranë vendit të aksidentit dhe po hetojnë për shkaqet e tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër, në fshatin Malas, shtetasi E. Gj., 36 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Renault” me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe gjashtë pasagjerët, A. Gj., 25 vjeçe, A. Gj., 23 vjeçe, dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 3 vjeç(pasagjerët e automjetit tip “Benz”); K. M., 30 vjeçe, C. R., 31 vjeç, (pasagjerët e automjetit tip “Renault”), të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: