TIRANE- Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Freskut në kryeqytet.

Nga të dhënat e para të policisë mësohet se janë përplasur me njëri-tjetrin dy mjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, dy vajza dhe një djalë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Nga përplasja e dy mjeteve, njëri prej të plagosurve ka ngecur brenda në makinë dhe është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për ta nxjerrë.
FOTO 2

foto 1
Policia e Tiranës ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Informacion paraprak.
Më datë 06.09.2017, rreth orës 15:25, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefontë për përplasje mjetesh tek zona e Freskut.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se: Mjeti tip “Volkswage” me drejtues shtetasin E.D. është përplasur me mjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin K.L, ku si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Fiat”, shtetasi K.L., dhe pasagjeret po në këtë mjet, shtetaset B.Ç., dhe H.B., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të përplasjes së mjeteve.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: