POGRADEC

Të tjera detaje dalin në dritë nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmë në Pogradec, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve u plagosën 5 persona.

Ngjarja ndodhi në afërsi të tunelit panoramik në aksin nacional Pogradec-Tiranë. Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se një prej personave më të plagosur rëndë, Enri Collaku, drejtuesi i mjetit tip “Benz”, është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë më të specializuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Burime nga policia bëjnë të ditur se ka qenë pikërisht Collaku ai që ka bërë parakalimin e gabuar dhe ka përplasur mjetin tjetër. Ndërsa mësohet se është proceduar në gjendje të lirë, pasi gjendja e tij ishte e rëndë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: