Lëvizja Feministe Studentore në Kosovë ka vijuar edhe ditën e sotme protestat ndaj profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi. Studentet prej ditësh janë në protestë kundër Krasniqit ndaj të cilit kanë hedhur akuza për ngacmim seksual.

Ndërkohë sot ata janë mbledhur para zyrësh së profesorit ku kanë vendosur ngjitës dhe kanë shkruar se ky vend është një skenë krimi. “Xhevat Krasniqi, nuk ke vend në UP” dhe “Skenë krimi, mos kalo”, janë dy mesazhet që kjo organizatë i ka vendosur pranë derës së zyrës së tij në Fakultetin e Edukimit.

“Ende nuk ka vendim për rastin e profesorit të denoncuar për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi. Ai është suspenduar dy herë për ngacmim seksual, njëherë nga Universiteti i Gjakovës, e herën tjetër nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Ai nuk mund të vazhdoj të mbaj ligjërata në Universitet. Andaj si duhet as zyra, vendi ku shumë vajza kanë dëshmuar që janë ngacmuar. Ngacmimi seksual është krim”, thuhet në reagimin e Lëvizjes.

Ndërkohë ditën e djeshme studentët janë përballur edhe me vetë profesorin ku një nga vajzat  me lot në sy i drejtohet Krasniqit të cilit  thotë se i ka thënë se do ti bëjë masazh.

“Ti mu më ke thënë kam be të bo masazh. Pikë. Të kam pa me sy dhe të kam ndi me vesh, mos u ka me lojëra fjalësh. Ti na shkaktu trauma. Nuk mjuafton falja, edhe prindërve tanë u ke shkaktuar stres”, thotë vajza.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb