Gjysmë nudo në profil, me një këmishë të hapur që mbulon vetëm gjoksin dhe të pasmet, teksa tregon barkun nudo shtatzënë. Ashley Graham ka zgjedhur këtë foto për të njoftuar 13 milion ndjekësit e saj së është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Pas Isaac Menelik Giovanni, që ka lindur në shkurt të 2020, modelja oversize dhe bashkëshorti i saj Justin Ervin do të kenë një tjetër fëmijë.

‘Viti i kaluar ishte i mbushur me surpriza të vogla, dhimbje të mëdha dhe histori të reja. Sapo kam filluar të shtjelloj dhe të festoj për kapitullin e ri për ne’, ka shkruar Ashley, duke ndarë foton e bërë nga bashkëshorti, me barkun rrumbullak në plan të parë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nuk dihet ende nëse çifti është në pritje të një vajze apo të një djali, por ajo që është e sigurit është se bebja do të jetë e rrethuar me shumë dashuri.
Fansat e Graham kanë filluar të tregojnë të gjithë dashurinë e tyre me zemra me komente dhe mes tyre edhe vipa si Chiara Ferragni, Helena Christensen, Hailey Bieber, Cindy Crawford etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb