TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar  vendimin e shkarkimit nga detyra të zv.Dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Agim Seranaj. Përmes një status në “Facebook”, Berisha publikon mesazhin  e qytetarit dixhital i cili thotë se ky shkarkim lidhet me punën dhe të vërtetat që ka deklaruar profesori gjatë inspektimeve të kryera me studentë në banesat e shkatërruara nga tërmeti në Durrës.

“Pedagogu shkarkohet nga detyra se tha te verteten per termetin dhe demet e tij!Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentin e qytetarit dixhital! sbDoktor Pershendetje ,po ju informoj per kete rast E shkarkuan se kishte shkuar tek rrenojat e durresit me studentet Edhe po thonte te verteten per termetin dhe per demet e tij”-shkruan Berisha.

80134100 1463745353786367 8428792856482676736 N (1)
80134100 1463745353786367 8428792856482676736 N (1)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: