Orët e fundit të merkatos kanë mbërthyer edhe Barcelonës. Xavi pret ndonjë dhuratë në një kohë kur ekipi i tij është në garë me kohë të plotë për të fituar dy objektiva sezonal, kampionat dhe kupë. Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e klubit po tentojnë mrekullinë këto orë për të bindur Benjamin Pavard.

Anësori francez është në skadencë të kontratës me Bayern Munich, por nuk do të ishte kundër një transferimi në janar në “Camp Nou”, kjo e kushtëzuar shumë edhe nga fakti që në Mynih do të zbarkoj Joao Cancelo. Kjo nuk është aspak një tratativë e lehtë, por drejtuesit e Barcelonës shpresojnë tek agjenti i Pavard, i cili është i njëjtë me të Robert Lewandowski-t.

  • foto galeri
  • foto galeri

Nëse për Pavard kanë kohë, pasi kanë luksin të presin, mund ta marrin falas në verë, Xavit i duhet një zëvendësues i shpejtë për Dembele. Sipas mediave spanjolle: Amrabat mund të jetë goditja e madhe në këto orë të fundit. Mesfushori mund të transferohet në formë huazimi me të drejtë blerje për 35 milionë euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb