Përfundimi i fazës së 1/8, kualifikimi me tre ekipe në çerekfinale, ka sjellë festë në Itali. Napoli ishte pa diskutim surpriza më e bukur e këtij edicioni, për herë të parë në histori blutë shkojnë në këtë fazë, detaj që ka zënë faqet e para të mediave “azzurre”:
“Napoli dhe 3, pas 17 vitesh tre italiane në tetë më të mëdhatë e Evropës”, shkruan La Gazzetta.
“Përralla Osimhen, për herë të parë në histori në çerekfinale”, shkruan Corriere.
Një biletë për më tej siguroi edhe Real Madrid, “mbretërit” e Champions League, e vetmja skuadër spanjolle në këtë fazë:
“Bosët e Champions”, shkruan Marca në faqen e parë. “Jo më kot është kampion”, ishte titulli i AS shoqëruar me foton e Benzema-s.
Liverpool nuk arriti të përmbys rezultatin në ‘Bernabeu’ duke “larë duart” me Champions:
“Nuk ka mrekulli në Madrid”, ishte titulli i Sport. Pjesa më e madhe e mediave britanike kishin si imazh kryesor Jurgen Klopp, zhgënjimin e tij.

Një titull interesat kishte edhe e përditshmja franceze L’Equipe: “Benzema, futbolli nuk gënjen”, duke iu referuar debatit të fortë që Benzema ka pasur me trajnerin Deschamps në lidhje me formën e tij gjatë Botërorit në Katar.
(BalkanWeb)