Eliminimi i rëndë i Man.United ka zënë faqet e para të mediave angleze: Çfarë djallin ishte kjo? Ky është titulli kryesor i Daily Express. United në kaos total, del nga Europa League në mënyrën më të keqe të mundshme, shtron e përditshmja angleze. Në të njëjtën linjë është edhe Mirror, por shpëton vetëm De Gea-n, pjesa tjetër e ekipit një flop total.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të gjithë të përditshmet angleze kishin si imazh në faqen e parë figurën e Harry Maguire. Erik Ten Hag, trajneri i Man.United nuk e ka pritur mirë këtë eliminim, në këtë formë, përballë Sevilla-s:

“Është e qartë se kur bën këto lloj gabimesh është shumë e vështirë të fitosh një ndeshje. Duhet të kishim bërë më mirë, kjo ishte e qartë. Mëkat, pasi ishte një mundësi e shpërdoruar për të fituar diçka, për këtë duhet të fajësojmë veten tonë. Tani të mendojmë për Brighton”, u shpreh Ten Hag pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb