Suksesi i pastër 4-0 kundër Real Madrid ka sjellë festë në mediat angleze, një sukses i madh, ku pa diskutim faqet e parë janë pushtuar nga personazhi kryesor i këtij takimi, Bernardo Silva:

“Golden Silva”, shkruan Mirror në faqen e parë. “Vrasësi blu”, është titulli kryesor i përzgjedhur nga Daily Express.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Master Class”, shkruan Sun Sport duke shtuar: Pep perfekt marshon në finale.

Nuk është pritur mirë në Spanjë kjo humbje e Real Madrid: “Për të qarë”, shkruan As në faqen e parë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Humbje nga ato që të dhemb”, është titulli kryesor i përzgjedhur nga Marca. Post sfida Man.City-Real Madrid ka gjetur hapësira edhe në faqet e para të mediave italiane:

  • foto galeri
  • foto galeri

“City të ngjallë frikë, Vai Inter”, shkruan La Gazzetta dello Sport. “Janë mostra”, është titulli i përzgjedhur nga Corriere dello Sport.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb