Chelsea as që ka ndërmend të ndalet. Pasi kanë shpenzuar 250 milionë euro në këtë merkato janari, blutë po projektojnë edhe një goditje të fundit në limite: objektivi është të transferojnë në Londër Enzo Fernandez.

Në krizë totale rezultatet, Chelsea sheh shpëtim vetëm te merkato, për këtë arsye janë të gatshëm të investojnë 120 milionë euro për të siguruar kartonin e mesfushorit argjentinas.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Rui Costa, presidenti i Benfikës, rezistoi gjatë gjithë janarit, por mund të dorëzohet përballë një ofertë të tillë, e cila përkon edhe me klauzolën e largimit. Ideja e drejtuesve të Chelsea është të investojnë menjëherë një pjesë të kësaj shumë, ndërsa pjesën tjetër ta paguajnë me 5 këste. Fernandez ka gjetur prej kohësh akordin me Chelsea, është gati të firmos një kontratë deri në 2030 nga ku do të përfitojë 10 milionë euro në sezon.

Lequipe
Lequipe

Jo vetëm merkato në hyrje, Chelsea shpreson që në këto orë të fundit të shfryjë pak grupin, në dalje mbetet Hackim Ziyech. sipas L’Equipe, sulmuesi maroken ka përfunduar në radarët e PSG ku shihet si zëvendësuesi i Pablo Sarabia-s.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb