Në Amerikën Latine, më saktësisht në Peru, janë sekustruar nga policia rreth 1.4 ton drogë me vlerën e 85 mln eurove. Deri këtu jo ndonjë gjë e re, por ajo që iu ka bërë përshtypje është amballazhi me të cilën ishte mbështjellë lënda narkotike.

Të gjithë etiketat ishin të stampuara me foton e yllit të Barcelonës Lionel Messi-t. Fotot e përhapura në rrjetet sociale dhe media tregojnë në fakt “M”, markën “Messi”, që lojtari e përdor në profilet e tij zyrtare sociale, me fanellën e ardhshme të blaugranave. Pra, një ngarkesë e madhe droge, me vlerë të çmendur financiare, është “fshehur” nën imazhin e tij.
droga
Emri i Messi-t në media mund të ishte dëgjuar për çfarëdo gjëje tjetër, por askush nuk do t’a kishte menduar se do kishte lidhje me drogën, sigurisht jo ai personalisht.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: