Presidenti i zgjedhur Donald Trump së bashku me bashkëshorten e tij Melania Trump e nisi ditën e ceremonisë së betimit Presidencial me një vizitë në Kishën e Shen Gjonit ne Washington DC.

Presidenti i zgjedhur Trump mbante veshur një pallto të gjatë ngjyrë të zezë ndërsa bashkëshorta e tij Melania kishte veshur një kostum shik në nuancë blu të errët.

Çifti presidencial u prit në hyrje të Kishës së Shën Gjonit nga famulltari i Kishës që ndodhet pranë Shtëpisë së Bardhë.

Në moshën 78-vjeçare, Trump do të jetë presidenti më i moshuar që do të betohet ndonjëherë në detyrë dhe do të gëzojë shumicën republikane në të dy dhomat e Kongresit, të cilat janë spastruar pothuajse tërësisht nga çdo kundërshtar brendapartiak, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Pas kësaj, Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, dhe gruaja e tij, Melania, arritën në Shtëpinë e Bardhë, ku u pritën nga presidenti në largim, Joe Biden, dhe gruaja e tij, Jill.

Trump Biden
Trump Biden

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb