Tefik Osmani, korçari i mbrojtjes së Tiranës, është një personazh që njihet për batutat, ironitë dhe shpeshherë “gërricjet” në rrjetet sociale. Kësaj radhe, “viktimë” e 34-vjeçarit ka rënë presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Duka Motorrr
Duka Motorrr

Ky i fundit ka postuar në rrjetet sociale dy foto ku shfaqet duke hipur mbi një motor sportiv, ndërsa reagimi i korçarit është thjesht epik: “Armand Duka mos me motor se po presim pagën e dytë të luftës”.

Tefiku Pergjigje
Tefiku Pergjigje

Asnjë përgjigje nga ana e kreut të FSHF-së, që ka vendosur të mos e komentojë ironinë e qendërmbrojtësit bardheblu.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb