Është identifikuar një nga viktimat e aksidentit tragjik në Qafë Muzinë. “BalkanWeb” mëson se furgoni-taksi 8+1 që ra në mbi 50 metra greminë drejtohej nga shtetasi Bardhi Proda, 51 vjeç.

“BalkanWeb” sjell dhe foto të shoferit, i cili humbi tragjikisht jetën, së bashku me katër pasagjerë në mjet. Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se janë nxjerrë nga furgoni pesë viktima, ndërsa dyshohet që mund të jetë edhe ndonjë trup të pajetë poshtë mjetit.

Shkak i aksidentit është bërë një mjet Fuoristradë tip “Land Rover”, që drejtohej nga një grua, e cila ka qenë duke ecur me shpejtësi dhe është futur në parakalim të gabuar në kthesë, ku është përplasur me furgonin, i cili ka përfunduar në greminë.

  • foto galeri

Shoferi 51-vjeçar kryente shërbimin e linjës Sarandë-Tiranë-Sarandë me furgon-taksi, ku nisej herët në mëngjes rreth orës 04:00 nga Saranda për në kryeqytet, dhe në orën 11:00 bënte kthimin. Siç raporton gazetarja Metaj, ai kishte vite që punonte si shofer dhe bënte pikërisht këtë linjë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb