Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në një burg në Francë, ku është vetëvrarë një shqiptar. Mësohet se është vetëvrarë në burg 24-vjeçari shqiptar Donald Dishmeta.

I riu shqiptar ishte përfshirë në akte dhune dhe kishte qenë protagonist i tyre një javë ose 10 ditë para se të kryente aktin e rëndë. Pas kësaj, autoritetet franceze e kishin futur atë në izolim, vend ku dhe është vetëvrarë.

Raportohet se trupi i 24-vjeçarit do të mbërrijë sot në atdhe, ndërsa familjarët pretendojnë se i riu është vrarë, ndaj dhe pritet të kërkojnë një kryerje të autopsisë edhe këtu, për të zbuluar të vërtetën e ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb