Fotografi i njohur Roland Tasho është nderuar me dekoratë mirënjohjeje nga Presidenti hungarez z. Ader Janos. Motivi i këtij nderimi janë ekspozitat e fotografive më të cilat ka pasqyruar jetën dhe vlerat e Budapestit në Shqipëri. Dekorata iu dorëzuar Tashos nga ambasadori hungarez Antal Heizer. Dekorata që i jepet fotografit shqiptar është një nderimet me te larta qe i bëhet atij nga presidenti i një vendi të huaj, dhe pikerisht nga Hungaria mike.

Roland Tasho shprehet për Balkanweb se është shumë mirenjohes per këtë vleresim. Ai thotë se në fotot e tij ka gjithmonë qëllim promovimin e vlerave dhe bashkëjetesës mes popujve. Tasho është bërë i njohur për fotografitë e realizuara vitet e fundit me tematikë shqiptarët në botë dhe të huajt në Shqipëri.

(Në foto ambasadori hungarez Antal Heizer duke i dorëzuar dekoratën)
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: