Nuk kanë fund polemikat pasi atij gjesti të Leonardo Bonuccit i cili goditi me shuplakë sekretarin e Inter, Critiano Mozzillo, menjëherë pas golit që shënoi Alexis Sanzhes, goli që nuk i dha mundësinë qendërmbrojtësit të futej në fushë për të goditur penalltinë.

Gjoba që Bonucci mori nga Gjykatësi Sportiv, nuk ka mjaftuar për të qetësuar tifozët zikaltër të cilët prisnin minimalisht një ndjesë nga ana e lojtarit.

Leo
Leo

Së fundmi, tifozët kanë shpalosur një banderolë duke e quajtur frikacak, idiot: “Bonucci, nëse do të bëhesh mashtrues, të presim në Baretto, frikacak, idiot”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb