Ruslan Malinovskyi ishte protagonisti kryesor në fitoren 3-2 që Atalanta siguroi përballë Baryern Leverkusen në Europa League. Mesfushori ukrainas realizoi golin e parë, golin e barazimit, ndërsa dhuroi edhe dy asist për Muriel. Malinovskyi zgjodhi ta festojë këtë gol në një mënyrë të veçantë, duke puthur një shirit të zi, një sinjal i qartë në këto ditë ku vendi i tij është mbërthyer nga kthetrat e pushtimit rus. Lutjet e tij shkojnë për të gjithë bashkëkombësit e tij që po luftojnë për të mbrojtur Ukrainën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Edhe tifozët në shkallët e stadiumit zgjodhën një mënyrë origjinale për të lëshuar një mesazh të qartë, një banderolë, ku si imazhin ishin dy futbollistët e Atalantas, Malinovski dhe Miranchuk, të dy të bashkuar, ashtu siç ishin përpara se të shpërthente lufta. Të dy lojtarët, njëri ukrainas e tjetri rus, e kanë përjetuar shumë këtë situatë, të dy në forma të ndryshe kanë lëshuar sinjale të qarta që nga dita kur shpërtheu lufta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb