TURQI
Lajme të mira vijnë nga Turqia për efektiven e forcave “Shqiponja”, Ina Nuka e cila humbi dy gishtërinjtë e dorës së djashtë në protestën e banorëve të Astirit para godinës së Kuvendit me 22 nëntor.
Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genti Gazheli përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka shpërndarë një foto me efektiven Nuka, ndërsa shkruan se së shpejti efektivja do të niset për në Tiranë pas kurimit në Ankara.
“#fotoedites me efektiven e policisë Ina Nuka, e cila mbas disa ndërhyrjesh të vështira, por te suksesshme në Spitalin Numune #Ankara, niset së shpejti për në Tiranë????.”, shkruan ambasadori.
(n.m/BalkanWeb)