GJAKOVE- Gruaja që shihni në foto është 40-vjeçarja nga Tropoja, që u vra mizorisht mbrëmjen e djeshme nga ish-bashkëshorti i saj, bashkë me vajzën.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Brekoc të Komunës së Gjakovës. Valbonë Marku Nrecaj, u vra dje në mbrëmje me një breshëri kallashnikovi, bashkë me vajzën 9-vjeçare, ndërsa për krimin u arrestua Pjetër Nrecaj. Siç raportojnë mediat kosovare, viktima dhe autori i dyshuar ishin ndarë, ndërsa nga kjo martesë kishin 6 fëmijë.

Valbona, nga Tropoja, ishte zhvendosur në Gjakovë pas lufte. Mësohet se shkak i ndarjes së çiftit ishte bërë dhuna që Pjetri ushtronte nga Valbonës, ndërsa ajo një ditë kishte vendosur të largohej në shtëpinë e familjes së saj. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërsa autori i krimit u arrestua nga policia.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: