Cristiano Ronaldo nuk do të jetë sot në fushë duke humbur sfidën e madhe ndaj Barcelonës, dhe aq më tepër përballjen me Lionel Messin. Portugezi që ka prej dy javësh i infektuar ka rezultuar 3 herë pozitiv dhe nuk ia ka dalë pavarësisht përpjekjeve të ishte sot në fushë.

Gjithsesi ai i ka dhënë forcë dhe kurajo skuadrës dhe bashkëlojtarëve nga karantina. Po ashtu ai njofton se ndihet i shëndetshëm dhe shumë mirë. Duket se sot sfidën e darkës Juventus-Barcelona Ronaldo do e shohë nga televizori si tifoz. Ndërkohë 35-vjeçari duket se ka rezerva për faktin se ka dalë 3 herë pozitiv me COVID_19.  Ai shkruan se ”PCR është një gënjeshtër” duke iu referuar testit.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb