TIRANE– Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur sot në hyrje të Tiranës. Ngjarja në fjalë ndodhi tek ‘Dogana’.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se viktimë e aksidentit ka ngelur një 61-vjeçare nga Kukësi, e cila ishte duke kaluar rrugën bashkë me burrin e saj. Pavarësisht se R. Gjeta u nis me urgjencë drejt spitalit, ajo ndërroi jetë gjatë rrugës.

Viktima i ka ndërprerë rrugën automjetit, ndërsa nuk ishte duke kaluar tek vijat e bardha. Sakaq, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë e tij rreth ngjarjes.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb