MALIQ

Një 82-vjeçar ka humbur kontaktet me familjarët e tij në Maliq. Policia njofton se i moshuari vuan nga probleme mendore dhe po punohet për gjetjen e tij.

Policia kërkon nga qytetarët që kanë informacion të njoftojnë për vendndodhjen e tij.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Maliq

Më datë 13.04.2021, rreth orës 16:00, është larguar nga banesa e tij në Maliq, shtetasi V. K., 82 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nga ana e Policisë, po punohet për gjetjen e tij.

Çdo qytetar, i cili mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e këtij të moshuari, është i lutur që të telefonojë në numrin 129 të Policisë së Shtetit.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb