Personi që shihni në foto është Bafjtar Cidhnaku, i cili u plagos nga burri i motrës së tij, ky i fundit ngeli viktimë e krimit në familje. Ngjarja ndodhi në Mallqellarë të Dibrës. Gazetari Enver Doçi ka siguruar për ‘BalkanWeb’ fotot e të riut, të cilit Adriatik Jella (viktima) e plagosi me thikë dhe i preu veshët.

Nga pamjet në fjalë shihet se Baftjari qëndron në krevatin e spitalit të Traumës, ndërsa ka të fashuar veshët, gafën, madje edhe shpatullën për shkak të plagëve të marra. Kujtojmë se pak pas ngjarjes në fjalë, episodi i dhunës nuk u ndal me kaq, pasi Jella, u nis për në fshatin e familjes së gruas së tij, Topojan.

Vrasja Ne Bulqize 1
Vrasja Ne Bulqize 1

Pasi hyri në banesën e babait të bashkëshortores, me të cilin ishte ndarë prej gati 3 muajsh, (nuk ishin ndarë ligjërisht), kishte qëlluar me thikë një të afërm të familjes Cidhnaku. Më pas vëllezërit e një prej nuseve të familjes qëlluan me dru Adriatik Jellën, i cili humbi jetën rrugës për në spital. Aktualisht për ngjarjen në fjalë tre persona janë arrestuar.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb