Si kurrë më parë, Shqipëria është kthyer në një burim talentesh të shpërndarë kudo në Evropë, lojtarë plot klas që po kthehen në protagonistë absolut në ekipet e tyre. Serie A mbetet pa diskutim oazi i preferuar, ku i fundit që po lë gjurmë është Marvin Çuni. Talenti kuqezi realizoi golin e tij të parë në Serie A, dhe çfarë goli, një super gol përballë Empolit të shqiptarëve. Për ironi të fatit, Çuni dogji mbulimin e Ismajlit dhe me thembër mposhti Etrit Berishën. Ky gol alla Ibra ka tërbuar mediat italiane:

La Gazzetta
La Gazzetta

“Çfarë goli ka shënuar Marvin Çuni. Talenti i vitit 2001 gjen golin e parë në Serie A me një goditje të pabesueshme me thembër”, shkruan La Gazzetta dello Sport.

Sport
Sport

“Çfarë goli ka shënuar Çuni”, shkruan Sportmediaset. Ky është një gol që sulmuesi kuqezi vështirë se do ta harrojë, ndërsa paraqitja e tij u vlerësua me notën 7: “Tërheq përpara ekipin e tij në pjesën e parë, por arbitri i anulon një gol. Rindizet në pjesën e dytë me një gol fantastik me thembër”, shkruan TuttomercatoWeb.

Notat
Notat

Kjo ishte një ndeshje e gjitha për t’u harruar për portierin shqiptar, Etrit Berisha, i vlerësuar me notën 5,5, një notë e ndikuar edhe nga goli i Çunit, ku mund të bënte diçka më shumë. Me gjysmë note më shumë u vlerësuar Ardian Ismajli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb