Gentian dhe Indrit Beqiraj dy vëllezërit të cilët janë rrëmbyer para dy ditësh në autostradën Durrës-Tiranë, kanë bashkëpunuar me autoritetet duke dëshmuar në lidhje me ngjarje të ndryshme kriminale në vend.

Dy vëllezërit kanë pranuar se ishin pjesë e një grupi kriminal vrasësish me pagesë dhe se në periudha të ndryshime janë kontaktuar nga Kevin Zeneli alias Kevin Suci dhe Ilirjan Feci të cilët për llogari të Kasandër Nogës të kryenin vrasjen e Geron Hasanbelliut dhe nipit të tij, me të cilët është prej më shumë se dy dekadash ne përplasje të përgjakshme.

Policia në një deklaratë gjatë ditës së sotme, kanë bërë me dije se për realizimin e kësaj veprimtarie, 2 vëllezërit janë paguar paraprakisht me një shumë prej 6000 eurosh. Fillimisht ata kanë siguruar kushtet e nevojshme për kryerjen e vrasjes, si armë zjarri, automjet, motoçikletë, si dhe kanë marrë me qira një banesë, në afërsi të objektivit.

Vëllezërit kanë shpjeguan se nuk e kryen ata krimin, por Kevin Zeneli. Ky i fundit me 4 janar 2022 ekzekutoi Erjon Adriatik Celën dhe plagosi 4 persona të tjerë në atë që njihet si masakra e Don Boskos. Në fakt, nuk mundi të vrasë Geron Hasanbelli, pasi ngatërroi shënjestrën.

Kevin Zeneli
Kevin Zeneli

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb