Vdekja e Prigozhin, pasi avioni u rrëzua pranë Moskës ka ngjallur dyshime të shumta. Së fundmi mediat e huaja kanë raportuar detaje të reja lidhur më këtë ngjarje.

Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror ka zbuluar listën e pasagjerëve që humbën jetën në rajonin Tver pranë fshatit Kuzhenkino. Personat që vdiqën janë: Propustin Sergey, Makarian Evgeny, Totmin Alexander, Chekalov Valery, Utkin Dmitry, Matusev Nikolai dhe Yevgeny Prigozhin.

Midis anëtarëve të ekuipazhit ishin piloti Levshin Alexey, bashkë-pilot Karimov Rustam dhe stjuardesa Kristina Raspopova. Emri i 39-vjeçares tërhoqi vëmendje pasi ishte e vetmja femër që ndodhej në avion.

Ajo nisi punën në kompaninë MNT Aero, duke punuar me kontratë dhe ishte përgjegjëse për fluturimet private. Pak para tragjedisë, thuhet se ajo kishte zhvilluar një bisedë me partnerin e saj, të cilit i kishte treguar se avioni nuk u nis në orën e caktuar dhe se pati një vonesë për shkak të disa kontrolleve teknike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjithashtu ai kishte postuar një foto të mëngjesit dhe valixhet e saj me fjalët “Kabina” në mediat sociale të mërkurën në mëngjes. Sipas mediave ruse, vëllai i saj është zëvendësprokurori i Jemanzhelinsk, Yevgeny Raspopov. Të dy thuhet se kanë lindur në Kazakistan, megjithëse në profilin e Kristinës thuhet se ajo punonte në Moskë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb