Personi që shihni në foto është Idrit Taullai, i arrestua ditën e djeshme nga Policia e Kosovës. Fotoja për “BalkanWeb” është siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, ndërsa Taullai i njohur si pjesë e “Bandës së Durrësit” ka qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Arrestimi i Taullait është bërë me kërkesë të Interpol Tiranës dhe zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar në Kosovë.

  • foto galeri

Indrit Taullai ka qenë i dënuar me 25 vite burg, pasi u arrestua si pjesë e grupit “Banda e Durrësit”, të cilët akuzohen për një sërë vrasjesh për hakmarrje ndaj grupeve kriminale rivale.

Më herët, ai ishte liruar nga burgu një vendim i Gjykatës së Lartë, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, dhe se duhet të trajtohej në kushte spitalore, jashtë ambienteve të burgut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb