Leo Messi, kampioni i ri i Botës, po kalon një periudhë të qetë, por në çdo rast, në çdo gjë që bën dhe thotë përbën lajm. Së fundmi për të trazuar mediat ka menduar vëllai i tij, Matias, i cili i është rikthyer çështjes, opsionin, nëse ekziston mundësia që “pleshti” të rikthehet në “Camp Nou”, në këtë pikë Matia-s ishte i pretë në intervistën e tij për të përditshmen spanjolle Sport:

“Nuk do të rikthehemi te Barcelona, nëse do ta bënim diçka të tillë duhet të pastrojmë ambientin, duhet të largojmë Laporta-n. Spanjollët janë tradhtar”, u shpreh vëllai i Leo-s i cili shtoi ndër të tjera se ylli argjentinas është shumë pranë rinovimit të kontratës me PSG.

Që nga dita kur Messi, mes lotësh, u largua nga Barcelona është diskutuar gjithnjë një rikthim i tij në “Camp Nou”, por më sa duket ky opsion është i destinuar të mbetet një ëndërr, deklaratat e vëllait të tij i vendosën vulën.
(BalkanWeb)