BRITANI E MADHE

Turneu i shumëpritur i Madonna-s ka nisur, me ndalesën e parë në Londër.

Gjatë koncertit të saj në Londër, Madonna mbretëresha e muzikës pop ka nderuar në një mënyrë të veçante dhe i ka bere homazhe mbretit të popit Michael Jackson.

Ekranet pas saj u ndezën, duke treguar hijen e Jackson. Me lëvizjet e tij tipike dhe Madonna-n duke kërcyer së bashku me një remix të këngëve të famshme ‘Billie Jean’ dhe ‘Like a Virgin’.

Më pas ata përqafohen ndërsa në ekran lexon “Unë kurrë nuk do të mund të them lamtumirë“.Madonna nuk e fshehu emocionin e saj gjatë koncertit, duke i thënë publikut se famën e ka arritur vete fale tyre

“Mbretëresha e popit” do të udhëtojë në 15 vende, për të dhënë 78 koncerte dhe për të argëtuar publikun e saj.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: