Madonna u ngjit sërish në skenë, pas periudhës së saj shëndetësore, për nevojat e koncertit të parë të turneut të saj, duke dhënë një spektakël special në Londër .

Paraqitja e saj zgjati dy orë, gjatë të cilave kishte përgatitur shumë surpriza.

Hapja e madhe u shoqërua me ‘Nothing Really Matters’, ndërsa live më pas u pasurua me hite si ‘Everybody’, ‘Like a Prayer’ dhe
Madonna gjatë gjithë live-it ka ndërruar disa kostume, kryesisht në të zeza, ndërsa është shfaqur edhe me të brendshme.

Ylli 65-vjeçar i bëri homazhe Michael Jackson me një program të krijuar posaçërisht, ndërsa në një moment të koncertit u ngjit në skenë edhe vajza e saj Lourdes Leon. Një moment prekës nga netët e kaluara shfaqet teksa Madonna dhe publiku bëjnë Yllin e Vogël për ditëlindjen.

Ylli ka nderuar vajzën e saj, për ditëlindjen e 27-të, duke ftuar të gjithë publikun t’i thotë “gëzuar ditëlindjen”.

Gjithashtu, një nga momentet më virale të koncertit ishte kur vajza 11-vjeçare e Madonna-s, Estere, doli në skenë dhe bëri një kërcim voguing, e veshur me çizme me taka të larta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: