Maturantët e shkollës së Mesme në Gramsh kanë zhvilluar sot mbrëmjen e maturës.

Pas përfundimit të provimeve parauniversitare, të rinjtë kanë marrë pjesë në festën që simbolizon fundin e një rrugëtimi dhe nisjen për shumë prej tyre të një sfide të re në auditoret e universiteteve.

180 maturantët e shkollës “Shefqet Guzi”, Gramsh pas mbarimit të provimeve nën përkujdesjen e bashkisë në Pallatin e Kulturës sfiluan për qytetaret gramshiotë me veshjet e tyre të festës së fundit të maturës.

Pjesëmarrja ishte shumë e madhe dhe shumë qytetarë qëndruan jashtë për të shijuar sfilatën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb