6 vite pritje për të shijuar më në fund një trofe. Man.United rikthehet të festojë, këtë e bën në finalen e Carabao Cup duke mposhtur në Wembley ekipin e Newcastle me rezultatin e pastër 2-0. Erik ten Hag shijon trofeun e tij të parë në krye të “djajve të kuq”, një sukses me shumë peshë që mori duartrokitjet e të gjitha ikonave, Ferguson i pari.

Fillimisht mendoi De Gea për të mbajtur portën të pa prekur, kjo ishte ndeshja e tij e 181 që nuk pëson gol duke vendosur një rekord në historinë e Man.United. United zgjohet duke zgjidhur ndeshjen brenda 6 minutash. Në minutën e 33-të ishte Casemiro që me kokë kaloi “djajtë” në avantazh. Në të 39-tën, Rashford dyfishoi shifrat duke hipotekuar këtë sukses. Për herë të 7-të në histori Man.United triumfon në Kupën e Ligës. Erik ten Hag shijon suksesin e tij të parë në krye të United, por as që ka ndërmend të ndalet:

“Këtu ka një oreks të madh për trofe, kjo pasi Man.United ka fituar gjithnjë”, u shpreh Ten Hag. Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e mediave ishte mënyra se si Ten Hag zgjodhi të festojë këtë sukses, duke u bërë bashkë me ekipin, duke kërcyer:

  • foto galeri
  • foto galeri

“Mbreti i kërcimin”, shkruan Express në faqen e parë. “Kërcimi i parë”, ishte titulli i përzgjedhur nga ‘Mirror’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb