News24 dhe BalkanWeb sigurojnë foton e Ilir Xhepaj Lika në momentin e arrestimit nga forcat operacionale te policisë Tiranë.

Ai shfaqet i veshur me nje bluzë “armani” dhe pantallona blu xhins dhe me duar të lidhura nga pas me pranga nga oficerë civilë të Forcave Operacionale.

  • foto galeri

Prej ditës kur Xhepaj ishte shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së dyfishtë te 2 biznesmenëve në Lac, policia kishte kryer kontrolle te shumta ne 4 qytete por nuk kishte mundur dot ta lokalizonte.

Por pas gati një muaj pas vrasjes, Xhepaj u tradhëtua nga nje telefonatë që e çoi policinë në vendin ku ai fshihej në zonën e Astirit në kryeqytet. Nga nr i telefonit që përdorej nga bashkeshortja e 33- vjeçarit u kontaktua nje person qe jepte apartamente me qera ne Astir. Gjurmimi i ketyre qelizave coi ne lokalizimin e të dyshuarit të cilin policia e mbajti në vëzhgim disa ditë derisa e arrestoi.

Mësohet se ai është kapur poshtë pallatit ku fshihej dhe jetonte me qera në zonën e Astirit në Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb